Qëlloi disa herë në ajër dhe i vuri armën në kokë ish-partneres, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë
Një 31-vjeçar është arrestuar në Borsh pasi dhunoi dhe kanosi ish-bashkëpartneren e tij, duke i vendosur armën në kokë dhe më pas duke qëlluar disa herë në ajër.
Policia e Shtetit njoftoi se i dyshuari kishte kanosur edhe familjarët e ish të dashurës.
“Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër. Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.