Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një i lënduar nga mjet i mprehtë
Foto: Laura Hasani

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një i lënduar nga mjet i mprehtë

Kronika March 14, 2026 - 21:50

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

Sipas tij, i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:30, në rrugën ‘Anton Çetta’ në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Pllana. /Zëri