Fushë-Krujë: Arrestohet 36-vjeçari i dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Fushë-Krujë: Arrestohet 36-vjeçari i dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Kronika March 14, 2026 - 12:14

Një 36-vjeçar, i kërkuar nga institucionet e Kosovës për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe kalim të paligjshëm të kufirit, është vënë në pranga në Fushë Krujë.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të fazës së 87-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

 Shtetasi i arrestuar,me inicialet F. Sh., 36 vjeç, i lindur dhe banues në Fushë Krujë, do të ekstradohet drejt Kosovës.

“Gjykata e Gjakovës në Kosovë, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, thotë Policia shqiptare.