Sekuestrohen cigare kontrabandë në Leposaviq, të dyshuarit ikin në Serbi

Sekuestrohen cigare kontrabandë në Leposaviq, të dyshuarit ikin në Serbi

Kronika March 14, 2026 - 09:17

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe cigaresh të dyshuara për kontrabandë në komunën e Leposaviqit.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 13 mars 2026 rreth orës 18:00, kur njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur dy automjete me dy persona të dyshuar. Me të vërejtur praninë e policisë, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të Serbisë.

Pas kontrollit të automjeteve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare, vlera e të cilave vlerësohet rreth 80 deri në 85 mijë euro. Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një radiolidhje.

Me vendim të prokurorit, të dy automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura dhe hetime të mëtejshme.