Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet drogë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmjen e së martës në Ferizaj, nën dyshimin për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të dyshuarit gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë, të cilën e kishte vendosur nëpër qese plastike, një mulli për bluarje të marihuanës, dy pako letra për mbështjellje të marihuanës, një telefon mobil dhe para të gatshme.
Siç bëhet e ditur, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Posedim i paautorizuar i narkotikëve
Rr. “Brigada 161”, Ferizaj / 10.03.2026 – 22:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës kanë arrestuar të dyshuarin shtetas të Shqipërisë dhe gjatë kontrollit në banesën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar: 34.44 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të vendosur nëpër qese plastike, 1 mulli për bluarje të Marihuanës, dy pako letra për mbështjellje të marihuanës, 1 telofon mobil dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri