Gjendet shëndoshë e mirë vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj
Kronika
March 11, 2026 - 08:58
Është gjetur vajza e cila u raportua e zhdukur që nga 6 marsi i këtij viti në Ferizaj.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, e njëjta është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj, shkruan Zeri.info.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur - gjetur
Ferizaj / 06.03.2026 – 14:00. Më 10.03.2026 është raportuar se viktima, e cila ishte e zhdukur që nga data e incidentit, është kthyer në shtëpinë e saj në gjendje të mirë shëndetësore. /Zëri