Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi, sërish para gjykatës
Kronika
March 11, 2026 - 08:05
Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të paraqitet sot në sallën e gjyqit me fillim në orën 09:30.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës Krasniqi do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ndërkohë, Krasniqi është deklaruar i pafajshëm disa herë para trupit gjykues.