Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht, ndërhyjnë zjarrfikësit e Suharekës
Kronika
March 10, 2026 - 23:57
Një punëtori dhe një objekt ndihmës janë përfshirë nga flakët në orët e vona të së martës në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Rasti ka ndodhur më 10 mars 2026, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Suharekës, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.
Sipas zjarrfikësve, nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat që çuan deri te shpërthimi i zjarrit.