Mbi dy mijë e 400 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kronika
March 10, 2026 - 10:37
Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 2455 gjoba trafiku.
Sipas njoftimit të PK-së, gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar, ndërsa 29 me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se janë arrestuar 19 persona, ku tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Zëri
