21-vjeçari theret me thikë në Kaçanik, dërgohet për trajtim mjekësor
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi dyshohet se është sulmuar me thikë në Kaçanik.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, te bulevardi “Ismajl Raka”, rreth orës 20:50, në Kaçanik, raporton Zeri.info.
“Nga Qendra Emergjente është njoftuar se një person i lënduar me mjet të mprehtë (thikë) ishte dërguar nga një qytetar për trajtim mjekësor. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, sipas të dhënave fillestare, bëhet e ditur se viktimë e rastit është SH.K., rreth 21 vjeç.
“Nga informatat e para dhe veprimet hetimore në terren, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit ‘Ismajl Raka’, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe therur me mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar, identiteti i të cilit fillimisht nuk dihet”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri