Gjashtë persona sulmuan një burrë në Prishtinë, vetëm një i arrestuar
Kronika
March 09, 2026 - 08:39
Të dielën rreth orës 20:00 në Polici është raportuar se një burrë është sulmuar fizikisht nga gjashtë persona të panjohur.
Bëhet e ditur se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Policia njofton se lidhur me rastin një person është arrestuar dhe i është bastisur banesa, ku janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri me leje të shenjëtarisë, disa mjete të mprehta - thika, 151 fishekë të llojeve të ndryshme, dy karikatorë, pjesë shtesë për armë, si dhe tri leje për armë.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera. /Zëri