U raportua i zhdukur në gusht të vitit të kaluar, gjendet pa shenja jete personi nga Istogu
Foto: Laura Hasani

U raportua i zhdukur në gusht të vitit të kaluar, gjendet pa shenja jete personi nga Istogu

Kronika March 08, 2026 - 08:55

Një person i cili ishte raportuar i zhdukur vitin e kaluar është gjetur pa shenja jete në komunën e Istogut.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte raportuar si person i zhdukur më 17 gusht 2025 rreth orës 07:00. Ndërkaq, më 7 mars 2026, familjarët kanë njoftuar policinë se ai është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për të kryer procedurat e nevojshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.