Zjarri përfshin një shtëpizë dhe stallë në Madanaj të Gjakovës, vetëm dëme materiale
Kronika
March 07, 2026 - 09:51
Një zjarr ka përfshirë një shtëpizë me kuzhinë verore dhe një stallë të kafshëve në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 në Madanaj të Gjakovës, raporton Zeri.info.
"06.03.2026 – 15:00. Madanaj Gjakovë-Ankuesja femër kosovare ka raportuar se zjarri ka kapluar një shtëpizë me kuzhinë verore si dhe një stallë të kafshëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri