Prangoset arsimtari në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim të një nxënësi
Kronika
March 07, 2026 - 09:21
Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshmerreth orës 10:30 në Mamushë, raporton Zeri.info.
“Mamushë 06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri