Arrestohet në Prishtinë një shtetas maqedonas, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Prishtinë një shtetas maqedonas, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar

Kronika March 07, 2026 - 09:14

Policia e Kosovës ka arrestuar një një person, shtetas të Maqedonisë së Veriut në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00. në rrugën “ Astrit Rrushi” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 06.03.2026 – 21:00. Bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut është arrestuar i dyshuari – kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri