Rrahje mes dy grupeve në Podujevë, katër të arrestuar

Rrahje mes dy grupeve në Podujevë, katër të arrestuar

Kronika March 07, 2026 - 08:48

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar të përfshirë në një rrahje, ku si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Sipas njofitmit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 05.03.2026 rrreth orës 17:30 në fshatin Shtedim, në Podujevëm raporton Zeri.info.

“Fsh. Shtedim, Podujevë  05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë,  si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër  të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri