Policia me detaje për aksidentin në Rahovec, një këmbësor humb jetën
Foto: Laura Hasani

Policia me detaje për aksidentin në Rahovec, një këmbësor humb jetën

Kronika March 07, 2026 - 08:36

Policia ka arrestuar të dyshuarin për shkak se in njëjti dyshohet se duke drejtuara automjetin nga pakujdesia, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe si pasojë ka goditur dy këmbësor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:10., në fshatin Nagavc, Rahovec , raporton Zeri.info.

“Fsh. Nagavc, Rahovec 06.03.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se duke drejtuara automjetin dyshohet nga pakujdesia, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe si pasojë ka goditur dy këmbësor meshkuj kosovarë. Njëri prej tyre duke u dërguar në emergjencë me ndihmën e shpejtë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima tjetër pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”m thuhet në njoftimin e PK-së, /Zëri