Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, Policia nis hetimet për nxitje të përçarjes
Foto: Laura Hasani

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, Policia nis hetimet për nxitje të përçarjes

Kronika March 06, 2026 - 09:39

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit, pasi persona të panjohur kanë grisur një flamur në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 02:40, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut. Dyshohet se persona të panjohur kanë dëmtuar, përkatësisht grisur një flamur.

“Sheshi ‘Adem Jashari’, Mitrovicë Jug / 05.03.2026 – 02:40. Është raportuar se nga persona të panjohur është grisur një flamur. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.