Gjendet i vdekur një burrë në Zveçan
Kronika
March 05, 2026 - 16:06
Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Zherovnicë të komunës së Zveçanit.
Policia ka njoftuar se rreth orës 13:40, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka informuar autoritetet për një person pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Viktima është një mashkull me inicialet D.M., 64 vjeç, transmeton Zeri.info.
Rasti është referuar Prokurorit të Shtetit dhe, me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri