Vdes një person që ishte duke u trajtuar në QKUK, nisin hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një person që ishte duke u trajtuar në QKUK, nisin hetimet

Kronika March 03, 2026 - 09:06

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) paraditen e së hënës, raporton Zeri.info.

Sipas raportit ditor, i njëjti ishte shtrirë në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Policia këtë rast është duke e cilësuar si “Vdekje e dyshuar”, përderisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vdekje e dyshuar

Prishtinë / 02.03.2026 – 11:30. Është raportuar se një mashkull kosovar, i cili kishte ardhur në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, më datën 02.03.2026 ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri