E dënuar me 10 vjet burgim për drogë në Gjermani, 19-vjeçarja arrestohet në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burgim për drogë në Gjermani, 19-vjeçarja arrestohet në Tiranë

Kronika March 02, 2026 - 10:46

19-vjeçarja Maryam Assaf është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, përmes një njoftimi.

Aksioni i koduar “Operacionalja” është realizuar në bashkëpunim me policinë gjermane.

Assafi ishte e kërkuar ndërkombëtarisht, pasi në qershor 2025, gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për drogë.

Derisa pas përfundimit të procedurave, do të bëhet edhe ekstradimi i saj.