Tragjike: Shqiptari vdes në një aksident në Itali

Tragjike: Shqiptari vdes në një aksident në Itali

Kronika March 02, 2026 - 10:18

Mediat italiane kanë raportuar se një person me origjinë shqiptare ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos, derisa ende nuk është zbuluar identiteti i tij.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, që transportonte fruta dhe perime.

Ngjarja kishte ndodhur pranë kthesës për një Agrigento, duke lënë edhe gjashtë të plagosur, transmeton Klankosova.tv.

Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.