Aksident mes dy veturave në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, pesë të lënduar
Kronika
February 28, 2026 - 17:51
Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, në afërsi të fshatit Ranillug.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
"Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.Njësitet e trafikut rajonal nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit", tha Hashanoi. /Zëri