Prangoset një djalë në Vushtrri, ngacmoi seksualisht të miturën në ashensor
Foto: Laura Hasani

Prangoset një djalë në Vushtrri, ngacmoi seksualisht të miturën në ashensor

Kronika February 27, 2026 - 09:41

Një femër ka raportuar në Polici se në ashensorin e objektit banesor është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, po ashtu i mitur.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:25, në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Vushtrri, 26.02.2026 – 22:25. Viktima e mitur, femër kosovare, ka raportuar se në ashensorin e objektit banesor është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i mitur, mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.