54 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

54 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kronika February 27, 2026 - 09:35

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2374 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 23 persona, prej të cilëve 15 i ka dërguar në mbajtje.