Ftohen në intervistim 12 persona në Vushtrri e Skenderaj, dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit
Kronika
February 27, 2026 - 09:18
Policia ka bërë të ditur se janë ftuar për intervistim 12 të dyshuar në lidhje me veprën “Falfikim i rezultateve të votimit”, në Vushtrri e Skenderaj.
“Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri