Mosmarrëveshje në trafik në Prishtinë, një person përfundon në spital
Foto: Laura Hasani

Mosmarrëveshje në trafik në Prishtinë, një person përfundon në spital

Kronika February 27, 2026 - 09:10

Një person është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ka sulmuar një person tjetër dhe ia ka dëmtuar veturën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:09, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Si pasojë e sulmit, viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje në trafik ka sulmuar viktimën mashkull kosovar dhe ia ka dëmtuar veturën. Si pasojë e sulmit, viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në vendin e ngjarjes, pastaj është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri