Policia jep detaje për rrahjen mes katër shtetasve afganë mbrëmë në Prishtinë
Katër persona (shtetas të Afganistanit) janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje mes vete, ku gjatë përleshjes është përdorur mjet i ftohtë (thikë).
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 20:40, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
“Pas një mosmarrëveshjeje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Zëri