Arrestohet prishtinasi, ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale
Kronika
February 27, 2026 - 08:47
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi në vazhdimësi në mënyra të ndryshme kishte ngacmuar një femër përmes e-maileve.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton Zeri.info.
“Prishtinë, 20.01.2026-25.02.2026 – NN. Më 26.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi përmes e-maileve e kishte ngacmuar - ofenduar në mënyra të ndryshme viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri