Gjendet i vdekur pranë shtëpisë së tij një person në Dragash
Kronika
February 27, 2026 - 08:36
Një person është gjetur pa shenja jete pranë shtëpisë së tij.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në fshatin Krstaci i Epërm, në Dragash, raporton Zeri.info.
“Fsh. Krstaci i Epërm, Dragash, 26.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në rrugë pranë shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i Emergjencës, që ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri