Arrestime për kanosje në Ferizaj, Policia sekuestron tri armë
Kronika
February 26, 2026 - 18:36
Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosje”. Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Ahmet Kaçiku”.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 73 fishekë. Për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.
“Sipas njoftimit, tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftim. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.