Tre të lënduar nga një aksident mes dy veturash në Banjë të Istogut
Kronika
February 26, 2026 - 11:50
Tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Banjë të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se në aksident u përfshinë dy vetura.
Ai po ashtu bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.
