Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë
Kronika
February 26, 2026 - 09:01
Policia ka arrestuar në Novobërdë 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ndodhi të mërkurën.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.