Gruaja që raportoi dhunimin nga dy burra në Vushtrri, dyshohet se ka gënjyer, nisin hetimet për lajmërim të rremë

Gruaja që raportoi dhunimin nga dy burra në Vushtrri, dyshohet se ka gënjyer, nisin hetimet për lajmërim të rremë

Kronika February 25, 2026 - 13:51

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me inicialet V.V., lidhur me një denoncim për dhunim që ajo kishte paraqitur ndaj dy personave.

Denoncuesja kishte pretenduar se ishte dhunuar nga dy burra, të cilët, me vendim të prokurorit të shtetit, u ndaluan për 48 orë.

Sipas urdhrit të prokurorit, V.V. u dërgua për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Pas ekzaminimit, nuk u konstatua asnjë dëmtim në organet gjenitale, dhe nuk u provuan elemente të veprave penale kundër integritetit seksual apo ndonjë tjetër vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare, transmeton Zeri.info.

Në mungesë të këtyre elementeve, personat e ndaluar janë liruar nga qendra e ndalimit, ndërsa procedura ndaj denoncueses vazhdon në përputhje me ligjin./Zëri