Arrestohet prishtinasi, dyshohet për disa raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme
Kronika
February 25, 2026 - 12:03
Policia ka arrestuar një person, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Sipas njoftimit të PK-së, arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policorë, raporton Zeri.info.
“Aktualisht në koordinim me Prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari. Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri