Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi
Kronika
February 25, 2026 - 10:36
Policia përmes njoftimit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të ri në kryeqytet.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:[email protected]”. /Zëri