Deponohen mbi 1200 euro të falsifikuara në dy banka të vendit
Mbi 1200 euro, që dyshohen se janë të falsifikuara, janë deponuar gjatë muajit shkurt në dy banka të ndryshme të vendit.
Sipas raportit të Policisë, më 24 shkurt në një bankë të Graçanicës u deponuan 766.50 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar - zyrtar i një banke, ka informuar se nga një klient janë deponuar rreth 766.50 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa më 15 shkurt në Lipjan dyshohet se u deponuan 500 euro të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një banke, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 500 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, theksohet në raport.