Dyshohet se dhunuan një femër, arrestohen dy persona në Vushtrri
Foto: Zëri / Ilustrim

Dyshohet se dhunuan një femër, arrestohen dy persona në Vushtrri

Kronika February 25, 2026 - 09:56

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë dhunuar një femër, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Dhunim

Vushtrri, 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtët kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri