Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të lënduar

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të lënduar

Kronika February 24, 2026 - 21:14

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave dhe një autobusi, në rrugën Prishtinë – Pejë konkretisht në Bresje.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaroi Hoxha për Klankosova.tv.

“Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”, shtoi ai.