Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas për vdekje 7-vjeçarin - shoferi largohet nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas për vdekje 7-vjeçarin - shoferi largohet nga vendngjarja

Kronika February 24, 2026 - 13:34

Një fëmijë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet të martën në Tiranë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, raporton euronews.al.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.