Dallaveret me vota, arrestohet kryesuesi i Komisionit në Malishevë
Foto: Laura Hasani

Dallaveret me vota, arrestohet kryesuesi i Komisionit në Malishevë

Kronika February 24, 2026 - 08:55

Një kryesues i Komisionit për numërimin e votave është dërguar në mbajtje nën dyshimin për “Falsifikim të rezultateve të votimit”, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Malishevë gjatë së dielës.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Falsifikim i rezultatit të votimit

Malishevë, 23.01.2026 - 08:30. Në lidhje me rastin më 22.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i Komisionit për numërim të votave të kandidatëve për deputetë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri