Dhuna në familje çon në zbulimin e drogës në Ferizaj, arrestohet një person
Policia bashkë me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë asistuar gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, pasi që dyshohej për substanca narkotike.
Në prezencë të një dëshmitari, me urdhër të lëshuar nga Gjykata është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar;
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë 86.7 gr,
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 4.7 gr,
Substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë në formë çokollatë me peshë 40.2 gr,
Një pistoletë me gaz me një karikator dhe 6 fishekë,
Para në prerje letre në total 400 euro
2x telefona mobil
Një pako me letra për mbështjellje të narkotikëve si dhe një peshore digjitale.
Sipas njoftimit, të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.