Pas disa orësh shpëtohet 22-vjeçari që u bllokua në kanionet e Osumit, i shkoi në ndihmë RENEA-s për gjetjen e 42-vjeçarit
Kronika
February 22, 2026 - 11:46
Është duke vijuar operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit të zhdukur në kanionet e lumit Osum.
Gjatë operacionit, një vullnetar 22-vjeçar, i angazhuar për të ndihmuar në gjetjen e trupit të shtetasit I. K., mbeti i bllokuar pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys në zonën e kanioneve.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren të vështirë, rreth orës 04:45 të mëngjesit të kësaj të diele, 22-vjeçari u shpëtua dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit vijon, me kërkime intensive përgjatë lumit Osum.