Pejë: Arrestohet një person për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur
Kronika
February 22, 2026 - 08:53
Një person është arrestuar në Pejë gjatë ditës së djeshme.
I njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një femër, e cila më 19 shkurt ishte raportuar e zhdukur nga familjarë e saj.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Raport shtesë:
DHUNIM
Pejë / 19.02.2026 – 16:00. Me 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak të dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës f/k. Viktima dy ditë më parë nga familjarët e saj është raportuar person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.