Vdes gruaja që u plagos në Istog
Kronika
February 20, 2026 - 21:02
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se sot ka pranuar një paciente të plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë.
"Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes.Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra", ka njoftuar Spitali i Pejës.