Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen dy persona

Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen dy persona

Kronika February 20, 2026 - 19:42

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në Fushë Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti, mes tjerash, bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti.