Lirohet nga akuzat për dhunë në familje një burrë në Pejë
Kronika
February 20, 2026 - 14:33
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj. për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa Institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj.
“Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile”, thuhet në njoftim.
“Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”.