Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme, duke publikuar fotografinë e tij.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari kërkohet për veprën penale “Vjedhje”.
Njoftimi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected].