Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan–Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar [video]

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan–Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar [video]

Kronika February 20, 2026 - 12:12

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan–Prishtinë, saktësisht në fshatin Slivovë.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

Në vendin e ngjarjes janë parë dëmtime të theksuara në automjete, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër kohe.

Nga aksidenti është publikuar edhe një video, ku shihen veturat e dëmtuara pas përplasjes.