Përmbyten rrugët e Durrësit, vështirësi në lëvizje
Kronika
February 20, 2026 - 10:28
Reshje intensive të shiut kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë mëngjes.
Rrugët janë mbushur me ujë dhe si pasojë është vështirësuar ndjeshëm lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve, raporton TCh.
Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet ose aksidentet.